Video/ U heq patentën 135 shoferëve, Policia e Shtetit: Vajza dhe djem, limitoni etjen për shpejtësi!

Pas aksidenteve që u kanë marrë jetën disa të rinjve vetëm këtë javë, policia ka vënë në zbatim masa të rrepta për drejtuesit e mjeteve.

Policia e Shtetit ka njoftuar në Facebook se, rreth 135 drejtuesve u është hequr patenta, pasi lëviznin kundër rregullave të qarkullimit, kryesisht në aksin Tiranë-Elbasan dhe e anasjella.

Policia u bën thirrje vajzave dhe djemve të rinj që të limitojnë shpejtësinë kur qarkullojnë, pasi mund të jetë udhëtimi i fundit për ta.

“Po ndodh

Vijojmë kontrollin me Policinë Rrugore të Tiranës në rrugën Tiranë-Elbasan dhe anasjelltas, në segmentin ku evidentohet shpejtësi e lartë dhe manovra të rrezikshme, në një rrugë ku rrisku për tu përfshirë në ngjarje rrugore është i madh, pikërisht për shkak të këtyre shkeljeve.

Disa nga shkrepjet e shpejtësi matësit gjatë kontrolleve policore për rritjen e sigurisë, shënojnë nga 158-173 km/h, kur përgjatë gjithë javës, ky segment, ka qenë objekt kontrolli gjatë gjithë kohës dhe për një javë, mbi 135 drejtues mjetesh, kanë humbur të drejtën për të drejtuar mjetin disa muaj, vetëm për të fituar disa sekonda më shumë drejt destinacionit të tyre, që nëse diçka me mjetin apo me rrugën shkon keq, me një shpejtësi të tillë, mund të jetë dhe udhëtimi i fundit🚑.

Vajza dhe djem, etja për shpejtësi duhet limituar në raport me dispozitat ligjore, shkelja e të cilave, veç rrezikut permanent për ju dhe të tjerët, do ju penalizojë duke ju lënë pa leje drejtimi për një kohë të gjatë, pasi 👮🏻‍♀, do jetë aty📸, për të parandaluar aksidentet rrugore që vijnë si pasojë e shpejtësisë dhe çmendurisë në rrugë.

# NdajKujdesuPërVeten
#RespektoRregullat 🚔🚓”,– njofton policia./K.C/dritare.net

LEXO DHE :  Koha për t’u ringritur/ Demi Lovato një frymëzim në çmimet Grammy!

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.