Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Tifozët në Francë: Shqipëri. Unë ty të kam nënë, ti mu djalë më ke

Video/ Tifozët në Francë: Shqipëri. Unë ty të kam
Tifozeria shqiptare po krijon një atmosferë impresionuese në Lyon ndërsa mes tyre spikat grupi tifozëve nga Prishtina Plisat. Ata duken të palodhshëm dhe energjik edhe pse ka akoma kohë për ndeshjen.

Ndër këngët që kanë kënduar ata është edhe “Shqipëri ale, Shqipëri ale. Unë ty të kam nënë, ti mu djalë më ke, Shqipëri ale”.

Sonte në orën 21:00 Shqipëria përballet me Rumaninë në ndeshjen e fundit të grupit A.

Një fitore e mundshme e Kombëtares tonë do të na jepte shanse për kalimin në 1/16 e finales së Euro 2016.