Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kush del i pari, vritet! Mitingu i 1997 në Tropojë. Dëshmitari: Berisha u tremb nga kërcënimi i Haklajve!

Kush del i pari, vritet! Mitingu i 1997 në Tropojë. Dëshmitari:

Dëshmitari Bajram Mustafa, i ftuar në emisionin Deklaog me Roland Qafokun në Dritare TV, rrëfeu në detaje përvojat dhe ngjarjet e mitingut të vitit 1997 në Tropojë. Ai përshkroi atmosferën e tensionuar dhe frikën që mbizotëronte, veçanërisht lidhur me kërcënimet e familjes Haklaj ndaj Sali Berishës. Në këtë intervistë, Bajram Mustafa ndau dëshminë e tij personale për rrethanat e vështira dhe vendimin e Berishës për të mos dalë në skenë për shkak të kërcënimeve të rënda, si dhe rolin që luajti Azem Hajdari në organizimin e mitingut në këto kushte.



“Në vitin 1997, në Tropojë, u organizua një miting i rëndësishëm i Partisë Demokratike. U takova me Azemin, i cili më tha: “Hajde se do bëjmë miting.” Por unë i thashë: “Po Sali? Sali nuk vjen.” Ai më tha se Sali nuk dëshironte të dilte sepse kishte frikë. Unë i thashë se populli e priste vetëm Sali Berishën, jo të tjerët, dhe nuk kishte miting pa të. Azemi tha se ishte rrezik, por se duhej bërë megjithatë.

Në atë kohë kishin dalë fjalë se Haklajt kishin kërcënuar se kushdo që do dilte i pari në skenë do të vritej. Dëshmitari tregon se Sali Berisha nuk donte të dilte për shkak të këtij kërcënimi. Haklajt kishin dhënë sinjal të qartë se do vrisnin atë që të dilte i pari.
Azemi më pyeti nëse do shkoja ta merrja Saliun, unë thashë po. Më pas erdhi makina me Saliun, por ai nuk doli nga makina, vetëm shoferi Sali Lusha, ishin të pranishëm forca të shumta policie dhe njerëz të armatosur, për shkak të kërcënimeve të vazhdueshme. Atmosfera ishte shumë e tensionuar dhe e rrezikshme.
Në bisedat që kishim, unë i thashë Azemit se nuk ishte mirë të bëhej miting pa Berishën, sepse populli e priste vetëm atë. Ai më tha se kishte informacione se Haklajt kishin kërcënuar, por gjithsesi do të provohej ta bëjmë.
“Ku është? Ai më tha: Në fshatin Grim, afër qytetit.” I thashë: “Nuk shkon kështu, e kemi parë mitingun e parë, populli pret Sali Berishën”

Ai tregon se atë miting e hapi bashkëshortja e Sali Berishës.
“Populli filloi të mblidhej kur foli Liria. Pastaj erdhi Sali Berisha dhe përshëndeti njerëzit. Gjatë fjalimit të Berishës u qëllua në drejtim të tribunës. Ky qëllim ishte bërë para se Berisha të fillonte të fliste. Situata ishte shumë e tensionuar dhe kishte frikë nga dhuna. Sali Berisha nuk donte të dilte përpara për shkak të kërcënimeve nga Haklajt./E.P-dritare.net