Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Video/ Protestuesit thyejnë derën e Bashkisë dhe futen brenda

Video/ Protestuesit thyejnë derën e Bashkisë dhe futen brenda

Protestuesit janë zhvendosur nga Ministria e Arsimit drejt Bashkisë së Tiranës, ku situata është tensionuar. Fillimisht, ata kanë hedhur gurë në drejtim të derës së godinës, duke arritur më pas ta thyejnë atë.

Pas dëmtimit të hyrjes, disa prej protestuesve janë futur brenda ambienteve të bashkisë. Menjëherë pas kësaj, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur shoqërimin e protestuesve.

Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protesta është zhvendosur në një tjetër institucion të kryeqytetit pas incidenteve të regjistruara më herët pranë Ministrisë së Arsimit./K.C/dritare.net