
Video/ Ndodh për herë të parë në ring, knock –out të dy boksierët
E Hënë 17 Korrik 2017, 10:10
Dritare.net

Ajo që ndodhi në ndeshjen mes francezit Jonathan Lecat dhe tajlandezit Droan Price nuk ishte parë asnjëherë në ring. Ata u rrëzuan njëkohësisht, pasi e grushtuan njëri – tjetrit në të njëjtën kohë në fytyrë. Gjatë gjithë ndeshjes së boksit tajlandez dhuruan spektakël dhe i tillë ishte edhe “knock out-i” i tyre. Kush e fitoi ndeshjen? Ai që u ngrit më shpejt nga tapeti.

















