Na ndiqni edhe në

Kuriozitete

Video/ Momenti kur një shofer autobusi shpëton një grua nga vetëvrasja

Video/ Momenti kur një shofer autobusi shpëton një grua nga
Ky është momenti më i vështirë më të cilin mund të përballet ndonjëherë një njeri. Ky shofer në Ohio po kalonte me autobusin e linjës mbi një urë, kur vuri re një grua e cila po qëndronte buzës urës, në përpjekje për t’u vetëvrarë.

Shoferi Damone Hudson frenoi menjëherë, doli në rrugë dhe nisi t’i flasë gruas: “Zonjë, pse nuk kaloni nga ana tjetër e urës?”

Videoja, që është filmuar nga kamera e autobusit, nuk ka filmuar çfarë tjetër i tha shoferi i guximshëm gruas, aq sa e bindi të mos kryente aktin e vetëflijimit.

Por ai tha për Fox 45 fjalët që i kishte thënë asaj: “I thashë: “Të gjithë po kalojmë një moment të vështirë. Zonjë, duket sikur edhe ju po kaloni një ditë të keqe. A mund t’ju jap një përqafim?”

Dhe kaq mjaftoi që zonja të kthehej, për t’i dhënë një shans ajër jetës.

Damone tha se e mbajti gruan me muhabet derisa erdhi policia./dritare.net