
Video/ Florian Marku i pamposhtur, thyen Miroslav Serban
E Shtunë 21 Shtator 2019, 10:10
Dritare.net

Së fundmi, mbrëmjen e kaluar, Marku ka mposhtur në Londër, rivalin e tij çek Miroslav Serban. Fitorja e Markut erdhi me pikë plotë 65 dhe me vendim unanim të gjyqtarëve të ndeshjes pas gjashtë raundesh të zhvilluar në sallën “York Hall” të kryeqytetit britanik.
Serban ka realizuar deri më tani 15 ndeshje,
duke përfshirë edhe ‘dyluftimin’ ndaj Markut, nga të cilat ka arritur të fitojë 11.
Ndërsa për boksierin shqiptar kjo ishte fitorja e katërt në po kaq ndeshje për Markun në boks, pas eksperiencës pa humbje edhe në kickbox./ I.M-Dritare.net

















