Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vendimi i apelit për kuksianët, Kryemadhi: Asnjë raport ndërkombëtar e show në ERTV nuk e shpëton Ramën

Vendimi i apelit për kuksianët, Kryemadhi: Asnjë raport
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila la në burg 4 nga 11 kuksianët e dënuar për protestën kundër tarifës së Rrugës së Kombit.

Kryemadhi shkruan se “asnjë qytetar që proteston për të drejtat e tij, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, vegël e qeverisë”.” Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë!

Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas që është vegël e qeverisë.

Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë.

Asnje raport ndërkombëtar, asnjë shoë në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë.

Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.

Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.

Beteja tyre me padrejtësinë është dhe beteja jonë!

Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit.”,-shkruan Kryemadhi./ I.M-Dritare.net