Veliaj flet nga burgu me video AI: Edhe në Hënë të më internojnë, nuk heq dorë nga Tirana!
Dritare.net

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga paraburgimi, këtë herë përmes një videoje të realizuar me inteligjencë artificiale, ku njofton miratimin e projekteve për 15 çerdhe dhe kopshte të reja në kryeqytet.
Në reagimin e tij, Veliaj rikthen akuzat për persekutim politik dhe kërcënime ndaj tij, duke deklaruar se, pavarësisht situatës në të cilën ndodhet, nuk do të heqë dorë nga angazhimet për qytetin. Sipas tij, me projektet e fundit, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë drejtimit të tij në Bashkinë e Tiranës arrin në 130. Veliaj shprehet se do t'u qëndrojë besnik prioriteteve të tij, edhe nëse, siç thotë ai, e internojnë në Hënë.
Reagimi i Veliajt:
Pasi më rrëmbyen nga zyra e Kryetarit të Bashkisë me letra anonime, pasi tentuan të më shkarkonin nga detyra në mënyrë antikushtetuese, pasi e bënë çorbë menaxhimin e Tiranës, pasi më persekutojnë dhe më mbajnë në paraburgim politik prej 20 muajsh, në një ping-pong gjykatash, pasi më rrëmbyen për të më ndërruar birucën pa një shkresë te vetme dhe pasi më kërcënuan edhe aty, përsëri sot miratova projektet për 15 çerdhe dhe kopshte të reja për fëmijët e Tiranës!
Me këto projekte, numri i çerdheve dhe kopshteve të ndërtuara apo të projektuara gjatë administrimit tim arrin në 130!
Jo në Durrës e Fier, por edhe në Hënë po të duan të më internojnë, unë do t’u qëndroj besnik prioriteteve të mia!
Këto janë kopshtet e çerdhet që kam miratuar sot:
Nj. 9, Kopsht, Don Bosko, 150 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Fresku, 150 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Kodra e Diellit, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Don Bosko, 100 fëmijë
Nj. 13, Çerdhe, Liqeni i Thatë, 50 fëmijë
Nj. 9, Çerdhe, Stracioni i Trenit, 100 fëmijë
Petrelë, Kopsht, Daias, 16 fëmijë
Dajt, Kopsht, Tufinë, 33 fëmijë
Nj. 12, Kopsht, Sh. 17 Shkurti, 122 fëmijë
Nj. 1, Kopsht, Tregu Elektrik, 120 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Fusha Aviacionit, 100 fëmijë
Nj. 7, Çerdhe, Dogana, 100 fëmijë
Nj. 7, Kopsht, Zogu i Zi, 150 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Yzberisht, 100 fëmijë
Nj. 14, Çerdhe, Astir, 100 fëmijë.", thotë Veliaj,/K.C/dritare.net