Vapa ekstreme, zjarrfikësit freskojnë qendrën e Gramshit: Fëmijët i gëzohen “shiut” nga autoboti!
Monday 3 August 2026, 16:04
Dritare.net

Temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin kanë sjellë një pamje të veçantë në qytetin e Gramshit, ku zjarrfikësit kanë dalë në ndihmë të qytetarëve duke freskuar rrugët dhe hapësirat publike me ujë.
Qendra e qytetit u kthye për pak momente në një vend argëtimi për fëmijët, të cilët iu gëzuan ujit të hedhur nga mjetet zjarrfikëse për të përballuar vapën e fortë.
Nisma është ndërmarrë nga ekipet e zjarrfikësve në disa qytete të vendit, me qëllim uljen e temperaturave në zonat urbane gjatë ditëve me nxehtësi ekstreme.