Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vallja e Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë, Rama: Simbol i identitetit çam

Vallja e Osman Takës në Listën Kombëtare të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas përfshirjes së Valles së Osman Takës në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë. Përmes një postimi, Rama e ka cilësuar vallen si një simbol të identitetit çam, që përcjell ndër breza historinë, krenarinë dhe qëndresën e kësaj tradite. Vallja, e lidhur me figurën e Osman Takës nga Konispoli, dallohet për lëvizjet e saj karakteristike dhe për vlerat e trimërisë, sakrificës, solidaritetit dhe shpirtit të lirë që përcjell.

"Vallja e Osman Takës përfshihet në Listën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Shqipërisë
Simbol i identitetit çam, kjo valle mbart historinë, krenarinë dhe qëndresën e një tradite të përcjellë ndër breza. E lidhur me figurën legjendare të Osman Takës nga Konispoli, ajo ndërthur forcën dhe elegancën, duke shprehur trimërinë, sakrificën, solidaritetin dhe shpirtin e lirë.", shkruan Rama./K.C/dritare.net