Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Vajza e Presidentit feston ditëlindjen, Kryemadhi emocionon me urimin special për të bijën

Vajza e Presidentit feston ditëlindjen, Kryemadhi emocionon me urimin
Dita e sotme është një ditë e veçantë për presidentin IlIr Meta dhe kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, pasi sot feston ditëlindjen vajza e madhe Bora, e cila mbush plot 20 vjeç.

Dhe sigurisht në këtë 20vjetor nuk mund të mungonte edhe një urim nga ana e mamasë së saj, Monikës, e cila nëpërmjet një fotoje të postuan në Instagram ajo i ka thënë vajzës së saj të vogël dhe dy fjalë.

Postimi i Monika Kryemadhit:

“Të dhashë fjalën që nuk do shkruaja asnjë fjalë. Por ja që 20 vitet që kanë kaluar lanë shenjë të pashlyer tek unë.

Teksa të shoh që rritesh uroj me zemër që Zoti të të plotësojë çdo dëshirë!Dëgjoftë dhe plotësoftë nga pak edhe urimet e mia për ty.

20 vite nuk kanë mjaftuar ende për të të thënë sa të dua, e ndoshta as 120 të tjerë nuk do të mjaftojnë për të të treguar sa me fat jam që jam nëna jote!”, ka shkruar Kryemadhi./d.m-drotare.net .