Unionet e besimtarëve myslimanë në Europë, ndihma për Shqipërinë, Rama: I falënderoj për gjithçka!

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm ka pritur përfaqësues se të unioneve të besimtarëve myslimanë nga disa vende të Europës, të cilët kanë kontribuar për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Rama e ka falënderuar për gjithçka kanë bërë dhe për gatishmërinë e tyre dhe për mundimin që kanë ardhur deri këtu.

 “Unionet e besimtarëve myslimanë të Zvicrës, të Austrisë, Gjermanisë dhe të Italisë dhe së bashku kanë ndërmarrë një iniciativë solidarizimi si të gjithë shqiptarët në të gjithë botën. Sot më njohën me përpjekjen e tyre dhe dëshirën e madhe për të kontribuuar duke bashkuar fondet e mbledhura në funksion të rindërtimit. Unë i falënderoj për gjithçka kanë bërë dhe për gatishmërinë e tyre dhe për mundimin që kanë ardhur deri këtu.

Ndajmë së bashku dhe kënaqësinë që në këtë moment dramatik për Shqipërinë dhe të vështirë për shumë familje, shqiptarët kudo janë solidarizuar, kanë treguar një shpirt përkatësie nga Kosova, në Maqedoninë e Veriut, në Luginën e Preshevës, në Malin e Zi, pastaj në gjithë Europë, në SHBA dhe përtej këtyre destinacioneve”, tha Rama./E.B-dritare.net

LEXO DHE :  Katër arsyet e lëshimit të lidershipit të opozitës nga Lulzim Basha

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.