

Unë vij në Shqipëri se kështu jam edukuar nga familja ime, une vij në Shqipëri se është në shijet e mija, unë vij në Shqipëri se është afër dhe shijoj bregdetin, galeritë, muzetë, shëtitjen, argëtimin për fëmijët e mi që Durrësi, qyteti i vjetër i ka të gjitha këto.
Mos lejoni kësi lloj tezash secili i ka arsyet e veta, por që çmimi, më beso sa i përket familjarëve të mi e farefisit nuk qëndron si fakt i përgjithshëm
Unë nuk lejoj t’ma prish as një kryetar komune as asnjeri nga ҫfarë kam ne zemrën time dhe bindjet e mia, ai qëndron një mandat, ndoshta dy , ndërsa bindja ime është e kahershme .
Politika këtë bën dinakëri, dredhi, shoë. Mos të harrojmë shqiptarët e 1912 ҫfarë bënë ata kur u bashkuan ?
Unë vij, në Shqipëri se jam Shqipe./dritare.net

















