Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

U prehsh në paqe, Mjeshtër Fadil Hasa!

U prehsh në paqe, Mjeshtër Fadil Hasa!
Një ditë zie i ka rënë sot kinematografisë shqiptare, pasi ka ndërruar jetë aktori dhe mjeshtri i humorit, Fadil Hasa.

Mësohet se aktori i mirënjohur ka ndërruar jetë në moshën 78-vjeçare, si pasojë e një sëmundjeje të rëndë.

Mjeshtri Hasa ka lindur në vitin 1940. Hasa është nderuar 4 herë me çmimin “Aktori më i mirë i humorit”. Disa nga rolet më të rëndësishme, të tijat janë: “Dajrja”, "Sheqeri” “Mao Ce Don” etj.

Dritare.net shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjen e aktorit, Fadil Hasa./K.C/Dritare.net