
U akuzua për lidhjet me rusët, Basha: Mund ta hedhim në gjyq revistën amerikane
E Enjte 8 Mars 2018, 21:09
Dritare.net

Basha ka deklaruar ndër të tjera, se juristët e PD-së, po e shohin mundësinë e hedhjes në gjyq të revistës.
Fevziu: Ju thoni se mund t'i hidhni në gjyq?
Basha: Po, për shtrembërim të fakteve dhe shtrembërim të imazhit të PD-së.
Kanë abuzuar me faktet, por janë treguar të kujdesshëm nuk nxjerrin ato konkluzione që nxjerr shtypi shqiptar këtu. Janë treguar të kujdesshëm se e dinë pastaj që hanë gjobë.
Akuza për lidhje me ruset është qesharake, PD-ja s’ka pasur dhe nuk ka kontakt të drejtpërdrejtë me asnjë./ I.M-Dritare.net

















