Na ndiqni edhe në

Bota

Trump përgëzon demokratët: Bënë një punë të mirë

Trump përgëzon demokratët: Bënë një punë

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar pas humbjes së republikanëve në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026, duke përgëzuar demokratët për rezultatet e arritura dhe duke pranuar se ata zhvilluan një fushatë të fortë.

Në një intervistë për mediat amerikane, Trump u shpreh se demokratët “bënë një punë të mirë”, ndërsa shtoi se nuk e konsideron rezultatin një humbje personale, pasi emri i tij nuk ishte në fletën e votimit.

“Po të isha unë në fletën e votimit, do të kishim fituar me një rezultat dërrmues”, deklaroi presidenti, duke ia atribuar një pjesë të humbjeve edhe kandidatëve republikanë që nuk arritën të siguronin mbështetjen e elektoratit.

Megjithatë, Trump pranoi se lufta me Iranin dhe ndikimi i saj në rritjen e çmimeve të karburantit mund të kenë luajtur një rol në rezultatin zgjedhor.

Sa i përket bashkëpunimit me Kongresin e ri, ku demokratët kanë siguruar kontrollin si të Senatit, ashtu edhe të Dhomës së Përfaqësuesve, presidenti paralajmëroi se do të përdorë kompetencën e vetos për të bllokuar projektligjet që i konsideron të papranueshme.

“Do të dërgojnë ligje të çmendura dhe unë do t'i vendos veton”, u shpreh Trump, duke shtuar se pas disa muajsh bllokimesh, palët mund të detyrohen të ulen në tryezën e negociatave.

Pavarësisht toneve të tij sfiduese, presidenti la të kuptohet se është i gatshëm të bashkëpunojë me demokratët për çështje të caktuara.

Fitorja e demokratëve në të dyja dhomat e Kongresit ndryshon ndjeshëm balancat politike në Uashington dhe pritet ta bëjë më të vështirë zbatimin e agjendës së Trump gjatë dy viteve të fundit të presidencës së tij./L.F-dritare.net