“Nuk dimë asnjë gjë. S’ja vendosim dot fajin asnjërit. ishte ora rreth 12 e natës. U trembëm shumë. Na e hodhën tritolin në oborrin e shtëpisë. Jemi të kërcënuar. Nuk kemi asnjë ide kush mund ta ketë hedhur, vetëm kur dëgjuam zhurme dolëm të frikësuar përjashta dhe pamë se kishin hedhur lëndë plasëse”, ka qenë kjo dëshmia e gjyshes së Xhisielës.
Gazetari i Panorama tregon se familjarët e tjerë nuk pranojnë të flasin edhe pse kanë shkuar forca të shumta policie në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e saj./Panorama.al/