Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Tri gratë që kundërshtuan nazizmin!

Tri gratë që kundërshtuan nazizmin!
Në zemrën e Gjermanisë naziste të Hitlerit, njerëzit e zakonshëm punuan pa u lodhur, duke rrezikuar veten e tyre, për të ndihmuar ata që u kërcënohej jeta.

Midis tyre ishte Ruth Winkelmann, e cila ishte dëshmitare kur 16 anëtarët e familjes së saj u dërguan në kampe përqendrimi. Ajo jetoi në një kopsht për dy vjet, duke fshehur trashëgiminë e saj hebraike.

Elisabeth Charlotte Gloeden,  e njohur si Liselotte ose "Lilo",  së bashku me burrin e saj Erich, fshehën hebrenjtë në shtëpinë e tyre në Berlin, para se të rregullonin një pasazh të sigurt për ta jashtë Gjermanisë. Përpjekjet e çiftit u zbuluan,  në vitin 1944 kur u morën nga gjeneral, Fritz Lindemann, i cili ishte në ndjekje nga Gestapo, si komplotist për të vrarë Hitlerin, informon dritare.net

Dhe më në fund Felicitas Narloch, e cila siguroi strehim për një grua me origjinë hebraike, që i shkoi në shtëpinë e saj për të kërkuar ndihmë. Ajo ishte adoleshente në atë kohë, dhe thotë se nëse dikush tjetër do të ishte në vendin e saj, padyshim që do të bënte të njëjtën gjë, pra do ta kishte marrë nën strehim dikë që i shkon në shtëpi dhe i kërkon ndihmë./K.C/dritare.net