Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Thaçi takim me Metën: Orientimi drejt perëndimit, arritje e shqiptarëve të këtij shekulli

Thaçi takim me Metën: Orientimi drejt perëndimit, arritje e
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar këto ditë në Tiranë ku ka takuar krerët institucionalë të vendit.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook,thotë se ka takuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta,me të cilin kanë biseduar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve.

Ky është postimi i plotë i Thaçit:

Gjatë qëndrimit tim në Tiranë, zhvillova një takim edhe me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona. Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.

Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA­së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE. Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull. HTH