Serbët tentojnë të djegin flamurin kuq e zi, heroi shqiptar mbron simbolin kombëtar!
Dritare.net

Ky i fundit ka realizuar në shtator të viti të kaluar, një dokumentar, prej 54 minutash, “Pesha e zinxhirëve 3”, që sipas tij ka në fokus rebelimin kundër padrejtësive të sistemit ku jetojmë.

Por në fakt, në thelb të këtij dokumentari, janë shqiptarët, të cilët prezantohen me një imazh negativ.

View this post on Instagram
Ky dokumentar ka irrituar Presidentin e Organizatës Rrënjët Shqiptare, Marko Kepi, i cili në bashkëpunim me Batalionin Atlantiku, i ka bërë thirrje shqiptarëve të dalin në një protestë për të mbrojtur imazhin e tyre.

Herë pas here serbët në protestë, i kanë provokuar rëndë shqiptarët. Momenti kulminant ishte kur ata tentuan të digjnin flamurin kuq e zi , veprim që i irritoi protestuesit shqiptarë.

Por sidomos Naser Nikën i cili, kur ka parë ti preket flamuri shqiptar, pa marrë parasysh masat e larta të policisë së Nju Jorkut, ka hyrë me forcë për të goditur gazetarin serb duke brohoritur se flamurin shqiptar nuk guxon ta prekë askush.

Situata është tensionuar saqë i është dashur policisë të ndërhyjë menjëherë duke e shoqëruar në komisariatin e zonës z. Nika, por ai sërish si një trim shqiptari i pa trembur dhe kokë lartë i ka treguar të gjithëve që për flamurin shqiptar nuk njeh ndëshkim.

Naser Nika, heroi i kësaj proteste, e mbrojti flamurin shqiptar me krenari. Herë pas here shqiptarët e New York-ut, që ishin bërë bashkë kundër këtij dokumentari, brohoritën me thirrje të forta: “Kosova është Shqipëri", “Serbia është vrastare,” , “Ju jeni Vrasës-Vrasës”, “ Ju jeni kriminel”.

Protesta zgjati rreth dy orë, ku u shoqërua herë pas here edhe me incidente, por në fund shqiptarët zgjodhën ta mbyllin atë duke falënderuar në kor, policët njujorkezë./L.F-dritare.net

