Të shtëna gjatë një festivali në Seattle,3 të vrarë dhe 4 të plagosur
Dritare.net

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë plagosur pas një sulmi me armë zjarri në Seattle Center, në Seattle, Washington, SHBA sipas policisë lokale.
Mes të plagosurve është edhe një djalë dyvjeçar, i cili ndodhet në gjendje të qëndrueshme, bëjnë të ditur autoritetet e zjarrfikësve.
Kryebashkiakja e Seattle, Katie Wilson, tha se një i dyshuar është arrestuar, ndërsa policia vijon kërkimet për një person të dytë, i cili dyshohet se është larguar nga vendngjarja.
Të shtënat u dëgjuan rreth orës 18:00 me kohën lokale, ndërsa në zonën pranë monumentit të famshëm Space Needle po zhvillohej një festival i madh ushqimi. Dëshmitarët thanë se dëgjuan të shtëna të shumta, ndërsa një prej pjesëmarrësve e përshkroi situatën si "kaos të plotë".
Spitali ku po trajtohen disa prej të plagosurve është vendosur në "izolim të pjesshëm", sipas një zëdhënësi të institucionit.
Guvernatori i Washingtonit ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave, ndërsa një kongresmene nga Seattle e ka dënuar sulmin si "dhunë të pakuptimtë".
Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të lokalizuar të dyshuarin e dytë./L.F-dritare.net