Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të hënën zgjidhen kandidatët për kryeprokuror

Të hënën zgjidhen kandidatët për kryeprokuror
Këshilli i Lartë i Prokurorisë mblidhet të hënën për të miratuar listën e kandidatëve për pozicionin e Prokurorit të Përgjithshëm, që do ta zëvendësojë Prokuroren e Përgjithshme të Përkohshme Arta Markun.

Do të caktohen cilët kandidatë  plotёsojnё kushtet ligjore pёr tё vazhduar mё tej garёn pas vlerёsimit paraprak.

Për të marrë pjesë në këtë mbledhje janë të ftuar edhe përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë,EURALIUS , OPDAT si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar./ I.M-Dritare.net