Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Të hënën Konferenca e Donatorëve, ja çfarë thotë ambasadori Soreca!

Të hënën Konferenca e Donatorëve, ja çfarë
Nesër është Konferenca e Donatorëve, ku do të marrin pjesë ndërkombëtarët, për të dhuruar ndihma për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Përgatitjet janë në fazën e fundit.

Ambasadori i BE-së, në Tiranë Luigi Soreca ka shkruar sot në Twitter se po ndërmerren hapat e fundit para nisjes së konferencës.

"Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisë nesër Konferenca e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.",- shkruan Soreca./K.C/dritare.net