

Për të përgatitur receten e sultjashit për 4 persona ju duhen përbërsit e mëposhtëm:
- 4 gota uji me qumësht
- 1 gotë uji me oriz
- gjysëm gote uji me sheqer
- kanellë pluhur
Për të përgatitur sultjash veproni në këtë mënyrë:
- Merni një tenxhere që nuk ngjit, shtoni gjysëm gote me ujë dhe orizin dhe e lini në zjarr tëulet deri sa orizi te ziej dhe te thithi pothuajse te gjithë ujin. Ky proces bën të mundur zjerjen mirë të orizit.
- Shtoni tek tenxherja te gjithë qumështin dhe e lini të ziej bashkë me orizin duke trazuar herë pas here. Kini kujdes pasi qumështi kur zien fryet dhe mund të dali nga tenxherja.
- Kur qumështi të jetë i trasformuar në një lëng kremoz dhe orizi të ketë zier plotësish shtoni sheqerin dhe e lini të ziej edhe për 5 minuta te tjera.
- E hiqni sultjashin nga zjarri dhe e hidhni direkt në enë te posatshme pasi më vonë mund të ngrijë dhe të mari formën e tenxheres.
- Spërkateni sipër me kanellë pluhur dhe e shërbeni ose te vakët ose te ftohtë.
Ju bëftë mirë!

















