Na ndiqni edhe në

Stil Jete

Nostalgjikët e Vaginës dhe sinonimeve të saj! 

Nostalgjikët e Vaginës dhe sinonimeve të saj! 

Nga Ani Jaupaj


Nostalgjik sepse për herë të fundit e kanë parë më shumë se 20 vite më parë.
Sepse tani nuk kanë dhe aq interes ta shohin më. Mund ta shohin në celular, por përtojnë të ndezin dritën.
20 vitet e shkuara e ndiznin sepse vagina ishte shfaqje e huaj, nuk u tregonte gjë njeri për të, prandaj kuriozoheshin vetë dhe gabonin vetë. Sot, u flasin dhe prej njohurive interesi ka rënë, gabimet jo! Por nuk kishte ndryshuar fare dëshira e atij publiku të vogël që pa 'Monologjet e Vaginës' dy dekada më parë, për të qeshur me pjesën që nuk është aq komedi sa forma reket ta sjellë.

Nostalgjikët e Vaginës dhe sinonimeve të saj! 
Regjisori Altin Basha vuri në skenë pjesën e Eve Ensler, shkruar në vitin 1996, në mes të valës së tretë të feminizmit amerikan. Viti 2002 në Tiranë nuk ishte gati ta jetonte shfaqjen me motivin që ishte shkruar, por jehoi si një ngjarje artistike që nuk kishte ndodhur më parë. Aktoret Olta Daku, Erjona Kakeli dhe Nigda Dako u bënë më të guximshmet.

Nostalgjikët e Vaginës dhe sinonimeve të saj! 

Mbrëmë, në rikthimin e shfaqes, për 16 ditët e aktivizimit të dhunës me bazë gjinore, nuk ishin më të guximshmet por ishin më të forta, profesioniste dhe të qarta në mesazhin që donin të përcillnin.

Nostalgjikët e Vaginës dhe sinonimeve të saj! 

Çfarë do të thoshte vagina juaj nëse do fliste? “Monologjet e Vaginës” e bën këtë pyetje në kaq shumë forma gazmore sa ka keqardhje që ishte vetëm për një natë në skenën e Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. “Monologjet e Vaginës” mori përvoja të jetës reale dhe i transformoi ato në një lojë episodike gjithë të qeshura e mendime. Që prej fillimit, “Monologjet e Vaginës” u vu në skenën e shumë vende të botës. Mbrëmë e pranishme në shfaqje, duke qarë, autorja tha se nuk shkonte më në këtë shfaqe, por edhe se nuk e kishte parë askund kaq emocionuese sa në Tiranë.

Nostalgjikët e Vaginës dhe sinonimeve të saj! 


Me tematika që prekin seksualitetin, marrëdhëniet seksuale, dashurinë e abuzimin, shfaqja ka dhimbje, ka fuqi, ka edhe ndjenjë, njësoj si vagina, emrat e së cilës, sipas lokaliteteve, po i shkëpusim nga përshtatja e pjesës në shqip, për t'i ndarë këtu:

Duc në Shkodër
Mafishe në Sarandë
Vërr në Vlorë
Dude në Mirditë
Pafalak në Mallakastër
Llapaton në Lushnje
Zymilek në Elbasan
Popul në jug
Gop në Tiranë
Ples në Gjirokastër
Oda Zefit në Has
Piçun në Kosovë./dritare.net