Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Spektakli i 12 shefave shqiptarë, te Pazari Ri/Rrno për me gatue

Spektakli i 12 shefave shqiptarë, te Pazari Ri/Rrno për me gatue
Nga Edlira Ruzi

Pazari i ri u pushtua sot nga një numër i madh shefash kuzhine, të apasionuarish e kuriozësh të gastronomisë, në një nga eventet me masive të këtij lloji, të organizuara ndonjëherë në Tiranë.

12 shefa me origjinë shqiptare, por që jetojnë e punojnë në Itali, Greqi, SHBA, Zvicër, Danimarkë etj, sollën te "Pazari" shijet e metodat e tyre, për një kuzhinë shqiptare të rilindur e në shkëmbim të vazhdueshëm me kuzhinat e famshme, prej nga ata kanë sjellë eksperiencat e tyre.

"Rrno për me gatue" është quajtur ky event gastronomie, i ideuar nga një grup shefash shqiptarë dhe që ka gjetur edhe përkrahjen e institucioneve lokale dhe organizmave të huaja. Pjatat u sollën në dy mënyra: ajo tradicionale shqiptare si dhe me metodat e reja, moderne të shefave.

E veçanta ishte se në "Rrno pqr me gatue" gatuan 3 grupe: gjyshet, të cilat mbajnë gjallë trashëgiminë, shefat e kuzhinës të ardhur nga jashtë Shqipërisë si dhe talente të reja të kuzhinës. Ideja është të sensibilizohen profesionistët e kuzhinës si dhe publiku mbi produktet lokale.

Shefat e ftuar në këtë event:

Fejsal Demi, Copenaghen – Noma

Mario Peqini, Milano – Piazza Duomo

Erion Karaj, Londra – Heddon Street Kitchen

Roland Bukri, Montalcino – Osticcio

Entiana Osmenzeza, Firenze

Albert Hazma, Lasithi – Dionyos

Ardit Curri, San Gimignano – San Martino 26

Besnik Gashi, Malmo – B.A.R

Bleri Dervishi, Milano – Lumoi

Loris Pema, Milano – Pandenus

Pol Porcari, Neë York – Le Cirque

Rahman Buqaj, Antëerpen – Felix Pakhuis

I ftuar special në "Rrno për me gatue" ishte dhe profesor Andrea Shundi, studiues dhe autor i "Etnogastronomia Arbereshë"/dritare.net.