Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot seancë plenare dhe protestë para Parlamentit

Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën e fundit plenare, ku pritet të raportojnë shtatë institucione kushtetuese: KLGJ, KLP, KLSH, Prokurori i Përgjithshëm, SPAK, Avokati i Popullit dhe ILD.

Në rendin e ditës është parashikuar edhe shqyrtimi i projektligjit për turizmin. Gjithashtu, do të zhvillohet një interpelancë dhe dy seanca pyetje-përgjigje me ministrin Enea Karakaçi.

Ndërkohë, qytetarët janë mbledhur sot në protestë para godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Protesta zhvillohet në ditën e saj të 54-t dhe ka nisur në orën 08:30.

Protestuesit përsërisin thirrjet kundër qeverisë dhe parlamentit. Me pankarta dhe slogane, ata shprehen se nuk ndihen të përfaqësuar nga parlamenti aktual./L.F-dritare.net