
Soren Lerby, futbollisti që luajti dy ndeshje në të njëjtën ditë
Dritare.net

Menjëherë pas ndeshjes, mesfushori ka marrë avionin dhe ka shkuar në Munih të Bavarisë ku skuadra e tij, mbrëmjen e atij 13 nëntori, ka luajtur dhe fituar një ndeshje të vlefshme për raundin e dytë të Kupës së Gjermanisë me Bochum-in. Sot natyrisht, një gjë e tillë është e pamundur dhe për këtë arsye duket e vështirë që ky rekord i Lerby-it të thyhet. Ish-futbollisti i Danimarkës dhe Bayern-it ka pasur një karriere të jashtëzakonshme, pjesa më të madhe e së cilës është zhvilluar në Holandë. Pasi ka debutuar në moshën 17 vjeç me Fremad Amanger, Lerby ka kaluar tek Ajax ku ka fituar plot 5 tituj, duke realizuar më shumë se nëntëdhjetë gola. Në 1983-in ka kaluar te Bayern ku, përveç realizimit të atij rekordi të pabesueshëm, ka fituar dy herë Bundesliga-n. Pas një viti në Montekarlo ka nënshkruar më PSV Eindhoven, skuadër me të cilën ka fituar Kupën e Kampionëve në 1988-ën!
Në 1990-ën është tërhequr. Ka provuar për disa muaj edhe detyrën e trajnerit, madje te Bayern. E ka humbur vendin gjatë sezonit kur është zëvendësuar nga Heynckes, duke kuptuar se ai profesion nuk bënte për të. Kështu, Lerby, që me Danimarkën ka luajtur në një Botëror dhe dy Europaine, është bërë menaxher i lojtarëve. Mes klientëve të tij janë Sneijder dhe Dries Mertens. /Telesport/

















