
Skandal në Kategorinë e Parë, 16 nga 20 ekipe nuk kanë stadium të licencuar
Dritare.net

Edhe pse FSHF-ja ka harruar në listë të vendosë ekipin e Shënkollit, këta të fundit do të luajnë në stadiumin e Lezhës dhe ky i fundit është në listën që do të ketë përmirësime. Nuk kanë asnjë problem, Tirana, Apolonia, Bylis dhe Vllaznia B, pasi impiantet e këtyre të fundit kanë kaluar licencimin nga ana e FSHF-së.
Ndërsa pjesa tjetër, e klubeve dhe përkatësisht stadiumet e ekipeve të Tërbunit, Besëlidhjes, Korabit, Kastriotit, Ilirisë së Fushë Krujës, Burrelit, Dinamos, Erzenit, Besës, Egnatias, Naftëtarit, Tomorit, Shkumbinit, Turbinës, Pogradecit, duhet që të përmirësojnë diçka në infrastrukturën e tyre në rast se duan që në sezonin e ri futbollistik të luajnë ndeshjet në stadiumet e tyre.
DETYRAT
Komisioni i Licencimit pranë FSHF-së, u ka lënë detyrë klubeve përkatëse që të realizojnë përmirësimet në impiantet e tyre para fillimit të kampionatit, i cili është caktuar të startojë më datën 16 shtator. Një grup pune nga FSHF-ja do të kryejë sërish një inspektim në këto impiante dhe do të konstatojë nëse këto mangësi janë rregulluar. Gjendja e stadiumeve kryesisht në kategoritë inferiore ka qenë gjithmonë problematike dhe në shumë raste FSHF-ja ka “mbyllur njërin sy”, duke lejuar ekipe të ndryshme të luajnë në shtëpi edhe për shkak të kostove financiare që ka transferimi në një tjetër stadium. Kategoria e Parë është e ndarë në dy grupe me nga 10 skuadra./panoramasport

















