Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sizmologia italiane: Më e keqja iku! Pas një tërmeti të fuqishëm, të tjerët janë të lehtë

Sizmologia italiane: Më e keqja iku! Pas një tërmeti të
Autorja italiane e librit për termete, që punon në Institutin e Sizmiologjisë në Romë, Sonia Topazio, e pyetur nga dritare.net, pas tërmetit të fuqishëm që lëkundi sot Shqipërinë,  ka dhënë një sqarim se çfarë mund të ndodhë.

Sipas saj, tërmetet, ndryshe nga vullkanet, nuk parashikohet. Por një gjë është e sigurt, pas një tërmeti të fuqishëm, të tjerët në vazhdim do të jenë më të lehtë.

Sania Topazio ka botuar një libër ku përmblidhen histori të shkuara tërmetesh. Libri i saj me fakte dhe interpretime , titullohet “I signori dei terremoti”.

“Njerëzit duhet të jenë të vetëdijshëm se është e nevojshme të jesh i sigurt. Secili prej nesh duhet të dijë se cilat janë muretqë kanë më shumë ngarkesë në shtëpi, në cilën çfarë periudhë janë ndërtuar, cilat janë rregullat që duhen ndjekur. Të jemi të informuar rreth këtyre çështjeve në kohë paqeje, pa pritur urgjencën tjetër”, thuhet në librin e saj./E.B-dritare.net