Sipas shenjës astrologjike, ja cili personazh i Friends jeni
Dritare.net
Dashi: Janice. Karakteri i saj ekscentrik i përshtatet mjaft dashëve. Ashti si ajo edhe ata nuk braktisin asgjë dhe askënd.
Demi: Rachel. Besnikëria ndaj miqtë dhe kujtdo i shoqëron përherë këta persona. Sipas Dritare.net, ata janë emotivë dhe i shprehin ndjenjat.
Binjakët: Mike. Këta persona janë të aftë të përshtaten dhe të integrohen në çdo situatë.
Gaforrja: Joey. Sentimentalisti i grupit që nuk lë njeri mbrapa është ai që ju përshtatet personave të kësaj shenje. Ata janë të sinqertë dhe ndonjëherë paksa naivë për të parë të këqijat që ju bëhen.
Luani: Richard Burke. Mjaft elegantë, karizmatikë dhe të sigurt në vetvete, personat e kësaj shenje janë fiks si ky personazh i serialit që përdor gjithmonë sharmin për të arritur atë që do.
Virgjëresha: Monica. Për sa i përket pastërtisë këtyre personave nuk ju shpëton asgjë. Ashtu si ky personazh ata janë të fiksuar dhe zihen me personat që ju shkatërrojnë çdo gjë.
Peshorja: Gunther. Personat e kësaj shenje adhurojnë dashurinë dhe nuk hezitojnë të tregohen as egoiistë për të arritur atë që duan. Karakteri i tyre ngjason me atë të Gunther.
Akrepi: Ross. Inteligjentë, të kultivuar dhe karizmatikë.. e çfarë më shumë? Personat e kësaj shenje duan të jenë përherë nën dritën e projektorëve.
Shigjetari: David shkencëtari. Etja për të mësuar sa më shumë gjëra i bën me ankth këta persona dhe gjithmonë kanë dëshirë të zbulojnë gjëra të reja. Më mirë kështu sesa të krijosh një lidhje pa rëndësi.
Bricjapi: Chandler. Gazmori i grupit që i bën për të qeshur të gjithë është ai që ju përshtatet këtyre personave.
Ujori: Emily. Të pavarur dhe të hapur, personave të kësaj shenje nuk ju pëlqen të fiksohen diku dhe duan të provojnë gjëra të reja.
Peshqit: Phoebe. Ata janë ëndërrimtarë dhe melankolikë ashtu si personazhi Phoebe që ec me emocione dhe jo me mendje. /A.S-Dritare.net