Nga Sali Onuzi
77 vjet me pare me 2 gusht 1949 ra ne krye te batalionit qe komandonte, ne Vidohove, kapiten Memo Nexhip Bejko, 23 vjec.
sh partizan. Nga Tepelena.
Luftoi me trimeri bashke me batalionin kunder monarko-fashisteve greke qe kishin mesyre me 2 gusht 1949 e kishin e kaluar kufirin tone te shenjte.
La pas gruan, djalin dhe nje vajze per te cilen kemi sjell nje kujtim nga jeta e saj si studente.
Vetem vitet e fundit u ngrit ne vendlindjen e Heroit ,ne Dukaj te Tepelenes ,nje bust.
Te perjetshem kujtimi dhe nderimi per Heroin e Popullit Memo Nexhip Bejko !.
E BIJA E HEROIT, KAPITEN MEMO NEXHIPIT.
Në orën e leksionit të Historise se Shqipërisë në vitin e katërt të Degës së Historisë e të gjeografisë,me 1972 (, në sallën e madhe të leksioneve ku merrte pjesë gjithë kursi ) duke shpjeguar luftën kundër provokacioneve te monarko-fashisteve greke më 1949 profesori permendi për heroizëm kapiten Memo Nexhipin, Hero i Popullit,ish komandant batalioni, 23 vjec, që kish rënë duke luftuar më 2 gusht të atij viti në mbrojtje të postës kufitare të Vidohovës.
Diku nga fillimi i salles u degjua nje < oh!>, si rënkim dhe pedagogu, duke kujtuar se dikush ishte sëmurë, ndaloi dhe tha, në se dikush nuk e ndjen vehten mirë, mund të dalë të qetsohet
.
Por askush nuk u ngrit dhe kjo gjë nuk u përsërit.
Pas leksionit u muar vesh se lotët dhe pasthirrma i kishin dalë nga shpirti Violeta Bejkos, një studente nga Korca, , fjalëpaktë e shumë e sjellshme.
< Violeta ?, po pse ?!> ishte pyetja e shokëve dhe e shoqeve.
-Se Violeta qenka vajza e Memo Nexhipit, ishte përgjigja kaq shumë e vonuar për tu njohur.
-Ua , po si nuk e denim ne !!!
Ish një kohë që disa nga bijtë e atyre që punonin në administratën e lartë shtetërore, shisnin mënd me emrat e baballarëve e nënave të tyre, madje merrnin edhe provimet !
Violeta Bejkon e kishim pasur 4 vjet mes nesh dhe nuk e njihnim këtë fakt, as ne studentët e kursit por as pedagogët dhe administrata e fakultetit.
Nuk kish nevojë për fjalë, kjo ishte modestia e vajzës së Heroit, e bijës së Kapitenit . Por ishte edhe nje shfaqje pakujdesie e pakuptueshme e administratës së Fakultetit po dhe vetë kursit tonë të studentëve që na dhëmbi në shpirt.
Babai e kishte lënë Violetën të vogël fare, me nënën dhe vëllain. Për fat të keq Violeta Bejko u nda nga jeta shumë herët , pak vite pas mbarimit të Fakultetit.
Por emri dhe vepra e Memo Nexhip Bejkos do të kujtohen brez pas brezi me nderim të vecantë ./dritare.net