Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqiptari vritet nga efektivët, policia greke: Ja çfarë ndodhi!

Shqiptari vritet nga efektivët, policia greke: Ja çfarë ndodhi!
Policia greke ka dale me deklarate zyrtare per ngjarjen e rende qe ndodhi dje rreth orës 18:00 (me orën lokale) në fshatin Vissani të Janinës, pranë kufirit mes dy vendeve, ku u vra nje shqiptar.

Sipas policise, efektivet greke jane qelluar me arme dhe ne kunderpergjigje te zjarrit kane vrare nje shqiptar 39-vjecar.

Deklarata e policise

Dje pasdite, pas nje informacioni ne rruge operative per trafik te lendeve narkotike permes kufirit greko-shqiptar ne zonen e Pogonit, Janine, efektive te seksionit te luftes kunder droges te Janines, duke levizur me kembe ne zonen e Visani, Pogon, u qelluan me arme zjarri kallashnikov.

Efektivet iu pergjigjen zjarrit dhe si pasoje e shkembimit te zjarrit, mbeti i vdekur nje shtetas shqiptar 39-vjec dhe u plagos nje efektiv policie. Ne vendin e ngjarjes u gjeten dhe sekuestruan 6 canta me 13 pako qe permbanin 166 kg 200 gram marijuane dhe 2 arme zjarri kallashnikov.

Efektivi i plagosur ndodhet ne spitalin “Haxhikosta” ne Janine. Ne vendin e ngjarjes vijon operacioni per kapjen e trafikanteve te tjere dhe mbledhjen e materialit hetimor

Ngjarja sipas mediave greke 

Sipas raportimeve të mediave greke, efektivët e policisë së Janinës, teksa kontrollonin një grup shqiptarësh, janë qëlluar nga ata me armë zjarri. Policia është kundërpërgjigjur dhe një shqiptar ka mbetur i vdekur. Raportohet gjithastu se nje efektiv policie eshte plagosur lehte ne dore.

Shqiptaret kishin drogë me vete, shtuan të njëjtat burime. Në vendngjarje raportohet se janë gjetur rreth 100 kg kanabis dhe dy kallashnikovë, që i la grupi dhe ia mbathi për ti shpëtuar prangave.

Anëtaret e tjetër të grupit, që dyshohet se ishin 4, janë në arrati.  “Jemi ne ndjekje te 4 shqiptareve”, citohen burime të policisë helene nga mediat greke.

Identiteti i viktimës nuk bëhet ende i ditur.

Policia ka rrethuar fshatin e Vissani-t ne Janine ne perpjekje per te arrestuar anetaret e tjere te grupit, qe u arratisen./panorama./