Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Xhensila Myrtezaj rrëfen betejën e vështirë me Covid-19: Kisha të dridhura të pakontrolluara, nuk merrja frymë

Xhensila Myrtezaj rrëfen betejën e vështirë me Covid-19:

Këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj rrëfen për herë të parë betejën me Covid-19 dhe frikën e saj më të madhe në ato çaste. Xhensila tregon se e kaloi kovidin me simptoma shumë të rënda dhe ka shkuar në spital me 175 të rrahurat e zemrës dhe 18 tensionin. Këngëtarja thotë se në asnjë çast nuk mendonte për jetën e saj, por për frikën se mund të linte vetë vajzën Ajkën, bashkëshortin dhe të ëmën.

Xhensila Myrtezaj rrëfen betejën e vështirë me Covid-19:

“Një moment shumë i vështirë që unë kam kaluar ka qenë i këtij viti, lidhet me Covidin. Nuk kuptoja se çfarë vajza kishte, kishte temperaturë gjatë gjithë kohës dhe nuk i ulej. I bëj të gjitha ekzaminimet doli se nuk kishte virozë, infeksione. E kuptova pasi mua më iku nuhatja. Më kishte dhënë disa simptoma. U transferova te shtëpia në Lalëz u karantinuam, bashkë me vajzën edhe pse Besi nuk e kishte erdhi me ne qëndroi me ne bëri një sakfiricë shumë të madhe. Pasi vajza u shërua unë ndjeva që kisha simptomat e Covidit. Pasi dolëm negativë të gjithë familjarisht, mendova se ia hodha. Gjatë kthimit nga Lalzi ishte ditë e diel diku afër Vorës ndjej një goditje shumë të fortë në kraharor. Vajzën e kisha mbrapa, shtrëngova Besin dhe ai e kuptoi se çfarë kisha se isha e ftohtë. E vetmja gjë që mendova ishte se kaq ishte për mua, filluan të dridhurat, oksigjeni iku pothuajse komplet. E vetmja gjë që më erdhi: O Zot pse tani që kam vajzën afër, pasi Ajka është aq e rritur sa të kuptojë. Shkuam në spital, kam shkuar me 175 të rrahurat e zemrës dhe 18 tensionin. Unë thjesht i lutesha Zotit që “o Zot më lejo të jetoj për vajzën, Besin, mos të më humbasë mami mua se ka patur një jetë të vështirë. Pas gjitha analizave dola se isha shkëlqyeshëm. Kardiologu më sugjeroi që është atak paniku. Unë nuk e kisha dëgjuar kurrë, s`kam pasur probleme të shëndetit mendor. Të gjitha frikërat që kam pasur shpërthyen në atë moment.”,- tregoi Xhensila në emisionin "E ardhmja është vajzë"./K.C/dritare.net