Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Rudina Dembacaj rrëfen momentin e vështirë: Faleminderit mjekë që po kujdeseni për babin tim!

Rudina Dembacaj rrëfen momentin e vështirë: Faleminderit

Aktorja dhe moderatorja, Rudina Dembacaj ka ndarë me ndjekësit në Instagram një moment të vështirë. Ndërsa shkruan se, në përgjegjësi nuk i tregon çastet e vështira në rrjete sociale, për të mos transmetuar trishtim tek ata që e ndjekin, Dembacajt flet për faktin që ka babanë shtruar në spital. Aktorja nuk e tregon se nga se vuan i ati, por falënderon mjekët dhe infermierët e QSUT-së që po kujdesen për babanë e saj të shtrenjtë.

Dembacaj shkruan:

“Në përgjithësi ne nuk i tregojmë momentet e vështira në rrjete sociale. Jo për t’i fshehur, por për të mos transmetuar trishtim te ata që na ndjekin. Por, ia vlen ta bësh publike kur ke falënderime të sinqerta për të thënë. Faleminderit mjekë dhe infermierë të QSUT. Faleminderit Dr.Arben Ivanaj. Faleminderit që po kujdeseni kaq shumë për babin tim të shtrenjtë. Faleminderit shëndetësisë së vendit tonë!”

Më parë Dembacaj postoi në Instastory një foto, ku shihet teksa shtrëngon dorën e të atit. Në foto ajo shkruan “Bab”, duke e shoqëruar me një zemër./K.C/dritare.net

Rudina Dembacaj rrëfen momentin e vështirë: Faleminderit