
Rozana pyet Gertën për marrëdhënien me motrën. Ja reagimi i Oltës!
E Premte 24 Janar 2025, 18:06
Dritare.net
Rozana Radi është përplasur ashpër sot Gerta Gixharin dhe e ka pyetur se përse nuk flet me motrën e saj, Oltën.
“Pse nuk flet për motrën tënde, Oltën? Çuditem, ajo më ka uruar fitoren e BBVA. E kam me mesazh. ‘Ishalla fiton’, më ka thënë. Pse ma tha mua këtë?”, tha Rozana, ndërsa Gerta nuk bëri asnjë reagim. Por reagimi erdhi nga jashtë, nga vetë Olta, e cila sqaron marrëdhënien me të motrën.
"Te dashur miq!
Une punoj ne nje big brother tjeter dhe kam nje kontrat per te respektuar.
Une Gerten e mbeshtes cdo dite,dhe do te jete keshtu deri ne fund te jetes tone.
Motren time e dua me shume se ju,dhe nuk duroj dot te ma "preki"njeri.
Ju kerkoj mirekuptim dhe durim!
Me shume dashuri nga une.", shkruan Olta./K.C/dritare.net

















