Përplasje e fortë mes Mirit dhe Mateos, këngëtari ngre dorën për t'i rënë!
E Martë 17 Shkurt 2026, 20:08
Dritare.net

Situata mes Mirit dhe Mateos duket se ka dalë jashtë kontrollit, duke sjellë skena që kanë habitur publikun. Pas përplasjeve të forta verbale, një video e fundit tregon momentin kur tensioni mes tyre ishte pranë përshkallëzimit në dhunë fizike.
Në pamjet e publikuara shihet Miri, i cili gjatë debatit ballë për ballë bën një lëvizje të papritur duke ngritur dorën drejt fytyrës së Mateos, sikur po përgatitej ta godiste me shpullë.
Mateo, ndonëse për një çast reagon instinktivisht, nuk zmbrapset, por e sfidon hapur duke i thënë: “Hajde provoje… jepma shpullën nëse guxon! Ti s’bën asgjë, hajde provoje!”.
Ky moment tensioni i lartë tregon qartë se marrëdhënia mes dy banorëve ka arritur pikën më të nxehtë./dritare.net