
Pas fitores së "The Voice Kids" në Belgjikë, Gala Aliaj publikon single-n e saj të parë
E Shtunë 12 Shtator 2020, 15:03
Dritare.net
Gala, vajza e Robert Aliajt na bëri krenarë të gjithëve mbrëmë pasi rrëmbeu trofeun e "The Voice Kids" në Belgjikë.
Ndonëse e kishte shumë të vështirë ta besonte atë mbrëmje të premteje, Gala, tashmë është gati për një jetë në qendër të vëmendjes.
Pas fitores së madhe, Gala nxori edhe single-n e saj të parë, "Contagious”. Lajmin fillimisht e bëri të ditur gazeta vendase HLN, e cila e përshkruan fitoren e shqiptares me fjalët më të bukura./K.C/dritare.net

















