
Shqipëria feston pavarësinë në Nju Jork. Ja kush këndoi në skenën madhështore!
Dritare.net

Të ftuar disa prej emrave më të njohur të artit shqiptar, në koncert morën pjesë katër artistët e mëdhenj Mirush Kabashi, Kastriot Tusha, Frederik Ndoci, Gëzim Nika, sopranoja e talentuar Dëshira Ahmeti, kompozitori dhe këngëtari Haxhi Maqellara, këngëtarët Xhoi Bejko, Vedat Ademi, Arian Kerliu, e të tjerë.
Ndërkohë, këtë koncert e përshëndetën zyrtarët e lartë të qytetit si anëtari i këshillit bashkiak të qytetit të Nju Jorkut, Mark Gjonaj, dhe kandidati për kongresist Majkel Grim dhe mikja e shqiptarve Diane Savino.
Ky koncert i paharruar u mbajt në sallën e madhe të koncerteve ku ndodhet dhe ikona e teatrit njujorkez, St. George Theatre dhe u drejtua nga gazetarja e njohur Kozeta Turishta e cila me stilin dhe elegancën e saj, prezantoi për sallën e madhe 1900 vendësh këtë mbrëmje gala.
Drejtor i këtij spektakli ishte kompozitori i shquar Shpëtim Saraçi i cili solli një atmosferë të gëzueshme për të gjithë pjesëmarrësit në sallë gjigande St. George Theatre.
Ndryshe nga herët e tjera, ku Dita e Pavarësisë është festuar nëpër restorante dhe ambiente familjare, këtë herë shqiptarët e Amerikës patën mundësi të shijojnë një koncert të përmasave madhështore.
Surpriza e kësaj mbrëmjeje ishte pjesëmarrja e kantautores shqiptare Bebe Rexha, e cila po shkëlqen me suksesin e saj në skenat botërore./dritare.net

















