Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Shqipëria e pasigurt? Turistja për DritareTV: Ne pamë krejt të kundërtën!

1785674637065_Pse_t_huajt_zgjedhin_Shqip_rin_Do_habiteni_nga_p_rgjigjet_e_tyre_ALBANIA_AS_TOLD_TO_THE_BRITISH_clip_5_screen_3.jpg

Një turiste holandeze tregoi për DritareTV se ajo dhe familja e saj janë të parët mes miqve dhe të afërmve që kanë zgjedhur Shqipërinë për pushime.

Para udhëtimit, miqtë e kishin pyetur nëse ishte e sigurt për të ardhur në Shqipëri. Ata kishin dyshime për sigurinë, rrugët dhe kushtet që do të gjenin në vendin tonë.

Por pasi mbërriti, turistja tha se pa një realitet krejt të kundërt nga ai që i kishin përshkruar. Ajo e cilësoi Shqipërinë një vend të sigurt, mikpritës dhe shumë të përshtatshëm për familjet me fëmijë.

Përshtypje të veçantë i lanë Liqeni i Komanit, Berati dhe Gjirokastra. Turistja u mahnit nga natyra e jashtëzakonshme e Komanit, ndërsa në dy qytetet historike vlerësoi arkitekturën, traditat dhe trashëgiminë e pasur kulturore.

Ajo vlerësoi gjithashtu akomodimin, shërbimin dhe komunikimin e lehtë me shqiptarët, pasi shumë prej tyre flasin anglisht ose italisht./E.P-dritare.net