Na ndiqni edhe në

Shqip

Si dërguan letra anonime në Akademi, kineastët shqiptarë!

Si dërguan letra anonime në Akademi, kineastët shqiptarë!

Kompozitori i filmave të njohur të Hollivudit, Aldo Shllaku në Shqip nga Rudina Xhunga, Dritare TV tregoi për jetën e tij në Los Anxhelos prej 20 vitesh dhe largimin nga Shqipëria në 1991-shin.

Kompozitori tregoi se si ia ka dalë të punojë me regjisorët më në zë të Hollivudit: George Gallo, Francesco Cinquemani, Ryûhei Kitamura, Martin Wood dhe aktorët më të mirë të të gjitha kohërave nga Roberto De Niro, te Al Paçino, John Travolta, Morgan Freeman, Van Damme.

I pyetur për filmat shqiptarë, kompozitori tregoi po ashtu në DritareTV se si u hoq nga kandidimi për Oscar filmi “Falja e gjakut”.

“Më vjen keq që nuk është lejuar që Shqipëria të përfaqësohej në Oscar me filmin Falja e Gjakut. Film shqiptar i vitit 2011 me regji nga Joshua Marston. Filmi trajton temën e gjakmarrjes në Shqipërinë rurale dhe tregon historinë e një familjeje të prekur nga ky zakon i lashtë. Ky autor njihet si shkrimtar amerikan që shkruan dhe xhiron filma jashtë vendi të tij. Vendosi të vij në Shqipëri të xhirojë filmin “Falja e Gjakut”.

Me këtë film ka fituar “Ariun e argjend” në Berlin dhe Shqipëria e vendosi si përfaqësuarës për të përfaqësuar vendin në Oscar. Nga Tirana disa autor i çuan letra akademisë këtu. Në këto letra shkruhej që filmi nuk është film shqiptar. Me arsyetimin, që një film të quhet i një vendi duhet të kesh disa nga krijuesit me prejardhje nga ai vend, pra duhet të ishin shqiptarë.

Joshua Marston kishte vetëm bashkë-skenaristin shqiptar. Fatkeqësi sepse ishte shumë film i mirë”, tregoi kompozitori./M.K-dritare.net