Braçe: Protesta e frikshme e Gones, 90 vetë 2 gërneta dhe pema
E Premte 19 Dhjetor 2025, 13:01
Dritare.net

Partia Mundësia e drejtuar nga Agron Shehaj, ka zhvilluar një protestë përpara Kryesisë së Kuvendit.
Në lidhje me këtë protestë ka reaguar deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka publikuar në rrjetet sociale një video nga pjesëmarrja në tubim. Në postimin e tij, Braçe ka bërë vlerësime mbi numrin e pjesëmarrësve dhe ka shprehur qëndrimin e tij ndaj mënyrës se si, sipas tij, politika lidhet me veprimet e drejtësisë.
“Protesta e frikshme e partisë së Gones, 90 vetë 2 gërneta dhe pema, gjithësej 93!! Nuk ka dëm më të madh për drejtësinë, pavarësinë e paanësisë së saj se sa asocimi me të, i politikajve” shkruan Braçe.”/L.F-dritare.net