Na ndiqni edhe në

Shqip

Regjisori që e bëri Van Damin shqiptar! Flet kompozitori

Regjisori që e bëri Van Damin shqiptar! Flet kompozitori

Aldo Shllaku është kompozitori i dy filmave “Kill 'em all” me protagonist Van Damin. I ftuar në emisionin Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTV kompozitori tregon një histori të jashtëzakonshme, si regjisori shqiptar Piter (Pjetër) Malota ndryshoi skenarin e filmit të parë edhe e bëri Van Damin shqiptar, me emrin Filip Shala. Regjisori ndryshoi ADN-në e skenarit, ndërsa kompozitori ndryshoi muzikën duke futur fyellin dhe cylen e dyjaren. Ky film thotë kompozitori u prit shumë mirë, ndaj tani ka edhe një film të dytë, edhe pse këtë herë regjisori nuk është Malota.


“Ka nja tri javë që kam mbaruar muzikën e filmit më të ri të Van Damit, “Kill 'em all 2”. E bëra sepse është i njëjti producent që bëri filmin e parë që ka dalë para 6 vjetësh. Tek filmi i parë “Kill 'em all 2” regjisori ka qenë shqiptar, Piter Malota. Ai mori skenarin edhe e ndryshoi komplet, i ndryshoi ADN-në. Sepse rolin e Van Damit e bëri shqiptar nga veriu, me emër Filip Shala. Në skenarin e vërtetë, ky është vrasës, vret për hakmarrje disa njerëz në Nju-Jork. Piteri e mori dhe e ndryshoi. E bëri shqiptar të cilit serbët i vranë babanë gjatë luftës në Kosovë dhe kur ky dëgjon që Forcat Speciale janë në Nju-Jork dhe shkon i vret të gjithë. Tregon pak edhe nga lufta e Kosovës. Kështu u xhirua filmi. Kur e pashë thashë: Uau.

Regjisori që e bëri Van Damin shqiptar! Flet kompozitori

Edhe tani fakti që ka një film të dytë do të thotë që i pari ka ecur. Ky filmi tani është si skenari i parë, para se Piteri të fuste duart. Sepse jo vetëm ndryshoi skenarin, por më bëri edhe mua të ndryshoj muzikën. Duhej edhe muzika shqiptare dhe unë futa fyellin dhe cylen e dyjaren.”, thotë kompozitori Aldo Shllaku në DritareTV./K.C/dritare.net