Na ndiqni edhe në

Shqiptar

Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5

Konfirmohet banori i parë i Big Brother VIP 5

Anxhelo Haruni zyrtarisht hap edicionin e pestë të Big Brother VIP Albania, duke u bërë banori i parë i shtëpisë më të famshme në vend. Autori dhe moderatori i emisionit ekonomik “Top Talk” në Top Channel ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në spektaklin që nis nesër, duke shënuar kështu një kthesë të re në rrugëtimin e tij profesional dhe personal, tashmë larg studios dhe përballë një sfide krejt tjetër: izolimit dhe lojës së Big Brother VIP.

“Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5.

Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë, të izoluar në dhomat e tyre. Nga ky çast, loja nis për të gjithë njësoj.

Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi. Një version ndryshe nga ai që keni parë deri sot.

Shpresoj që kjo mbështetje të më shoqërojë edhe në këtë udhëtim të ri, me synimin për të shkuar deri në fund.

Faleminderit për gjithçka.

Tani… shihemi brenda shtëpisë”, u shpreh Haruni./K.C/dritare.net