Na ndiqni edhe në

Shqip

Si shqiptarët e hoqën nga kandidimi për Oscar filmin “Falja e gjakut”

Si shqiptarët e hoqën nga kandidimi për Oscar filmin “Falja

Kompozitori i famshëm i filmave më në zë të Hollivudit Aldo Shllaku ishte sot në Shqip nga Rudina Xhunga në DritareTv dhe tregoi historinë e filmit “Falja e gjakut” me regjisor Joshua Marston që do nominohej për Oscar në 2011-ën, për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Shallaku tregon se si disa letra anonime nga Tirana bënë që ky film që kishte fituar disa çmime ndërkombëtare, të përjashtohej nga Oscar.

“Filmi i Joshua Marston, “Falja e gjakut” është shumë film i mirë. Ishte fatkeqësi që nuk e lanë të përfaqësojë Shqipërinë në Oskar, për filmin më të mirë në gjuhë të huaj. Joshua Marston njihet si shkrimtar amerikan që kërkon filma jashtë Amerikës. Ai vendosi të vijë në Shqipëri të xhirojë filmin “Falja e gjakut” me një shqiptar bashkautor në skenar. Shkuan në Berlin fituan “Ariun e argjendtë” dhe u vendos që do përfaqësonte Shqipërinë në Oscar në 2011-ën.

Si shqiptarët e hoqën nga kandidimi për Oscar filmin “Falja

Nga Tirana, disa autorë i çuan letra akademisë që nuk është film shqiptar. Se që të konsiderohet film i një vendi të caktuar disa nga krijuesit duhet të jenë të atij vendi. Ai kishte vetëm bashkëskenaristin shqiptar, kompozitori ishte meksikan, vetë ishte regjisor amerikan. Kur Shqipëria e dërgoi zyrtarisht për Oscar, Akademia e pranoi, Marston filloi fushatën e PR-it këtu dhe pastaj filluan disa letra anonime në drejtim të Akademisë dhe si përfundim u kthye filmi dhe u zëvendësua me një film tjetër. Në rregull nuk plotësonte disa kushte, por çfarë fituan ata që bënë të përjashtohej një film që vjen me një regjisor i cili është i lidhur akademinë PR-et? Akademia foli më pas jo për filmin, por për rrëmujën që u bë. Sepse angazhuan akademinë të merret me një gjë të vogël në vend të merreshin me filmin. Nuk prisnin dot një vit ata që shkruan letrat, të shkonin vitin tjetër, sikur Shqipëria po prodhon 50 filma në vit edhe nuk u del radha atyre. Na iku një mundësi e artë për disa letra anonime. Do ishte mirë që këto gjëra të mos ndodhnin dhe ta kuptojnë kineastët që po nuk qe sot do jesh nesër, por të hapet rruga. Edhe kjo rrugë ende nuk është hapur. Këtë rrugë e hap edhe shteti siç është në rastin e Italisë, Greqisë, të cilët paguajnë regjisorët e filmave.”, tha zoti Shllaku në DritareTV./K.C/dritare.net