Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kompozitori i filmave të Hollivudit: Pse nuk ka në Shqipëri një sallë regjistrimi?!

Kompozitori i filmave të Hollivudit: Pse nuk ka në Shqipëri

Kompozitori i filmave më të njohur të Hollivudit, Aldo Shllaku ishte sot në një intervistë me gazetaren Rudina Xhunga në Shqip në DritareTV. Kompozitori tregon se regjistroi në Shkup një pjesë të muzikës së filmit “The Comeback Trail” sepse aty është një studio e mirë muzikore, ndërsa Tirana ende nuk e ka një të tillë. Zoti Shllaku thotë se dikur qe një projekt për të bërë një studio regjistrimi për muzikën në Radio Tirana, por nuk është realizuar, pavarësisht se janë burimet njerëzore.

“Për kompozimin e filmit “The Comeback Trail” ku luan edhe Robert De Niro, unë kisha një grup me 100 vetë. Orkestrën e kisha në Berlin që incizonte anën orkestrale, korin në Shkup, formacionin e fankut në Nashville dhe solistët instrumentalë i kisha këtu në Los Anxhelos. Në Shkup ka një studio muzike shumë të mirë, një investim i francezëve të cilët kanë marrë studion shtetërore dhe incizojnë muzikë filmi.

Kompozitori i filmave të Hollivudit: Pse nuk ka në Shqipëri

Në Shqipëri nuk ka një të tillë. U dha një ide para disa vitesh, ishte shumë e mirë, sepse unë do të doja të ishte dhe në Shqipëri e njëjta sepse nuk kërkon shumë. Duhet një sallë e mirë, mikrofona të mirë dhe një sistem incizimi. Ideja ishte për Radio Tirana. Ishte Shpëtim Saraçi që ma kërkoi dhe ne të dy kishim shumë dëshirë të realizohej sepse në Shqipëri ka muzikantë të shkëlqyer. Një inxhinier erdhi në Shqipëri dhe bëri një listë çfarë makinerish do të duheshin. U bë si planprojekt, por nuk u realizua. Ndoshta sepse pati ndryshime në drejtimin e RTSH-së. Ose opera ose në RTSH kanë një sallë provash që mund të kthehej në një sallë incizimesh shumë të mirë. Shkupi është vetëm pak orë larg nga Tirana dhe është shembull për t’u marrë. Miqtë e mirë nga Tirana shkojnë atje. Unë do të doja të vija në Tiranë të regjistroja, pse të mos kthehem aty. Por do vizion.”, tha kompozitori në DritareTV./K.C/dritare.net