Na ndiqni edhe në

Opinione

Seanca e parë mbi Ballukun në Kuvend, një erë e re në SPAK?

Seanca e parë mbi Ballukun në Kuvend, një erë e re në

Nga Ylli Pata

Ka pasur një ndryshim drastik të sjelljës së SPAK mbi një hetim të nivelit të lartë siç është ai i zv.kryeministres dhe një ngjarjen të bujshme, e gatshme për të qenë inkadeshent.

Kreu i ri i SPAK, në krye të herës ka kërkuar seancë të mbyllur në komision, por edhe në seancë, si dhe sekretim i materialeve që prokuroria speciale ka çuar në Kuvend.

Një akt që parashikon së paku një proces të ngadalshëm e maratonë të debatit apo procesit mbi kërkesën e lejes përmasa sigurie speciale siç janë arrestet apo edhe kontrolli i banesës e përgjimet.

Dita e parë e seancës së shumëpritur të duelit ndërmjet SPAK dhe mazhorancës, as nuk është konsumuar. Kjo pasi pjesa më e madhe ka qenë diskutimi i procedurës sesi do të shqyrtohet kjo çështje, ku në radhë të parë palët do të veprojnë me protokollin e mbledhjes dhe administrimin e provave.


SPAK ka qenë i prerë që materialet e dosjes nuk do të hidhen në qarkullim për opinionin. Kjo ka brenda disa gjëra; së pari, a do të ndodhë që realisht nuk do të rrjedhin materialet e dosjes dhe kjo taktikë është thjeshte për të larë duart, apo jemi në një epokë të re.

Duket se drejtimi i ri i SPAK ka ardhur me një logjikë ndryshe, ku më shumë se spektakli është i interesuar për çështjen që një prokuror ka ngritur dhe ka hartuar.

Fakt është se sot seanca e Ballukut, as nuk u kthye në ushqimi për politikën e aq më pak një benzinë për një zjarr politik.


Për thuajse gjithë ditën palët kanë folur për fakte, prova, procedura, ligje. Duhet parë në realitet se çfarë do të ndodhë në ditët në vazhdim, a do të rrjedhë materiali siç ka ndodhur deri në postimin e fundit të Gaz Bardhit.

Fakt është, që sa është hedhur forma e kreut të ri të SPAK për ta përfaqësuar akuzën në Kuvend, gjëndja ka ndryshuar rrënjësisht.

Megjithatë, kjo ka sjellë një situatë ekstreme; nga një marramendje “informacionesh me burime” në një bllokadë totale. Ku jo vetëm mbledhja në komision është e byllur, por edhe diskutimi në seancën plenare për rastin Balluku është kërkuar e myllur nga SPAK, me justifikimin e “sekretit hetimor”.

Në realitet, nëse çështja do të niste nga fillimi duke respektuar sekretin hetimor, e më pas do të ndodhej një procedurë hetimi lineare, ku çdo seancë do të informohej pas aktit, pra pas depozitës, duke marrë natyrisht opinionet e palëve, pa shpërthimin e informacioneve që përhapen në ajër, kjo mund të ishte e pranueshme.

Por sot, kur procesi, që në fakt ka qenë dhe është politik më shummë është kryer në publik para tryezave ligjore, nuk mund të bëhen seancat e mbyllua. Madje të gjitha diskutimet duhet të jepet live, pasi edhe publiku është mjaft i interesuar për ta mësuar vetë realitetin, pa bilbilat e burimeve./dritare.net