Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

William dhe Kate nxjerrin kartolinën e Krishtlindjeve

William dhe Kate nxjerrin kartolinën e Krishtlindjeve

Princi dhe Princesha e Uellsit kanë publikuar kartolinën e tyre të Krishtlindjeve për këtë vit, duke treguar një anë më të ngrohtë dhe familjare të mbretërisë.

Fotografia, realizuar nga Josh Shinner në Norfolk, tregon çiftin e ulur mbi barin e gjelbër mes lulediellit dhe dafineve, të rrethuar nga fëmijët e tyre: George, Charlotte dhe Louis. Të gjithë duket se janë të relaksuar dhe të buzëqeshur, duke krijuar një atmosferë të thjeshtë dhe të afërt.

Në postimin në rrjetet sociale, çifti uroi: “I urojmë të gjithëve një Krishtlindje shumë të lumtur.”

Kartolina e këtij viti është një reflektim i stilit të tyre modern dhe joformal, ndërsa Catherine tregon rikthimin gradual pas trajtimit nga kanceri, duke qëndruar pranë familjes në momentet më të veçanta./K.C/dritare.net