Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD! Berisha paralajmëroi përjashtimin e Salianjit
E Mërkurë 17 Dhjetor 2025, 17:05
Dritare.net

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike është mbledhur sot për herë të parë pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Në fokus të mbledhjes janë analizimi i situatës politike në vend, zhvillimet lidhur me çështjen e Belinda Ballukut, si edhe protesta kombëtare e paralajmëruar për datën 22 dhjetor.
Gjatë ditës, kreu i PD-së Sali Berisha paralajmëroi edhe përjashtimin e ish-deputetit Ervin Salianji, duke e akuzuar atë për bashkëpunim me Suel Çelën për organizimin e një takimi me qytetarët në Elbasan. Kjo çështje pritet të shkaktojë debate të forta brenda mbledhjes.
Ndërkohë, Salianji nuk ka marrë pjesë në mbledhje, pasi ndodhet në takime me strukturat e partisë në bazë./K.C/dritare.net